Përshkrimi

Ferizaji është qytet në pjesën jugore të Kosovës. Po ashtu Ferizaji është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.
Ferizaji ndodhet në pjesën juglindore të Kosovës, rreth gjysmës së rrugës ndërmjet qyteteve të Prishtinës dhe Shkupit. Është rreth 230 kilometra në veri-lindje të Tiranës, 55 kilometra në veri të Shkupit, 300 kilometra në perëndim të Sofjes, 35 kilometra në jug të Prishtinës dhe 300 kilometra në lindje të Podgoricës. Ferizaj është i famshëm edhe për një fenomen gjeografik të njohur si bifurkacioni i lumit. Lumi i Nerodimës është i ndarë në dy degë dhe ato përfundojnë në dy dete të ndryshme.
Qyteti i Ferizajt është një ndër qendrat më të reja të Kosovës, andaj ekonomia e këtij qyteti është zhvilluar në vitet e vonshme. Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të Ferizajt dhe të zhvillimint ekonomik të tijë, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, që një kohësisht ndikoi shumë në ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shëndrruar atë në qytet. Zanafilla e ekonomisë së qytetit fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare
Ferizaji shtrihet në jug të pjesës qendrore të Kosovës. Paraqet një udhëkryq të rëndësishëm, sepse nëpër Ferizaji kalojnë të gjitha rrugët e rëndësishme që e përshkojnë Kosovën nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Këto rrugë pastaj vazhdojnë edhe në shtetet fqinje dhe në rajon. Komuna e Ferizajt ka 720 km katrorë, ka gjithsejtë 44 fshatra, në të cilat jetojnë gjysma e popullatës së kësaj komune. Fshatat më të mëdha janë Dardania, Gremja, Komogllava, në të cilat jetojnë nga 6.000 banorë.

Lokacioni
Regjioni
  • No comments yet.
  • Add a review