Përshkrimi
Gjilani është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë.
Komuna e Gjilanit gjendet në pjesën juglindore të Kosovës, rajoni i Anamoravës. Është njëra nga komunat e mëdha të vendit. Pozita gjeografike që ka, i mundëson asaj lidhje të mira me qendrat tjera të Kosovës dhe të rajonit.
Rreth qytetit të Gjilanit shtrihen bregoret Kodra e Dëshmorëve (Popovica), Gllama, Dheu i Bardhë, fusha e Malishevës, Zabeli i Sahit Agës dhe Bregu i Thatë. Nëpër qytet kalojnë tre lumenj të vegjël, Mirusha, Banja dhe Stanishori, të cilët bashkohen dhe derdhen në Moravë, në perëndim të fshatit Uglar.
Gjilani ka kushte të mira për bujqësi dhe njihet si qytet agro-industrial. Ka klimë të mesme kontinentale, me vera të nxehta dhe dimra të ftohtë. Temperatura mesatare e janarit është -0.9 shkallë celciuz, ndërsa temperatura mesatare e korrikut – 21.5 gradë. Në vjeshtë, këtu bien shira, mesatarisht 177 mm, ndërsa në verë – 129 mm. Sasia e reshjeve në pranverë është 145 mm dhe në dimër – 130 mm.
Shoqërimet bimore të ekozonës së Gjilanit, janë gati autoktone. Kjo bimësi është adaptuar me kushtet ekoklimatike dhe brezat e lartesisë. Nuk ka ndryshime të dukshme nga një mikrozone në një tjetër.
Lokacioni
-
Rruga e Qershise, Gjilan
Add a review