Përshkrimi

Mitrovica është qytet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës si dhe qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.Pozita e mirë gjeografike në mes të dy lumenjve Ibrit dhe Sitnicës kanë ndikuar që në parahistori ky territor të banohet. Me zhvillimin e xehetarisë këtij territori i shtohet edhe një komponentë e rëndësishme në ngritjen e në një qendër të rëndësishme të vendbanimit. Albaniku (Monte Argentraum) me pasurit e tija që nga koha antike e deri më sot ketë qendër e kanë bërë joshës për qëllime ekonomike.
Sipas zbulimeve arkeologjike të bëra në ketë territor, lë të kuptohet se banoret më të vjetër ishin dardanët te cilët i tërhoqi mundësia e zhvillimit te bujqësisë.
Pozita strategjike dhe sidomos ajo gjeografike në mes dy lumenjve të rëndësishëm, Ibrit e Sitnicës, ka bërë që territori i Mitrovicës të popullzohet qysh në parahistori. Albaniku (Monte Argentarum), i pasur me argjend e plumb prej kohës antike deri në Mesjetë, pastaj Trepça si vendburim i madh i plumbit, klima e përshtatshme, kushtet e mira për t’u marrë me bujqësi, blegtori, tregti etj., kanë ndikuar në koncentrimin e popullsisë në këtë mjedis. Pra motive ekonomike për themelimin e vendbanimeve dhe për përqëndrimin e popullsisë në këtë trevë, para së gjithash, kanë qenë blegtoria, bujqësia, gjuetia e më pas edhe xehetaria në fillim e zhvilluar në masë modeste për t’u bërë më vonë një ndër shkaqet kryesore të depërtimit romak dhe pushtuesve sllavë, osmanë etj, në këtë anë. Kjo trevë, sikurse pjesët e tjera të Gadishullit Ilirik, në lashtësi kanë qenë e banuar me banorë ilirë, përkatësisht fisin dardan.
Mitrovica është, pa dyshim, një ndër qytetet më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë Gadishullin Ilirik e më gjerë. Shtrihet në fushën aluviale të lumenjve: Ibër, Sitnicë dhe Lushtë si dhe në shpatijet e kodrave që e rrethojnë.

Pozita gjeografike është e volitshme për shkak të relievit. Korridori veri – jug përmes luginave Ibër – Sitnicë ka rëndësi ekonomike kulturore pasi e lidh atë me shumë vende të ndryshme.

Lokacioni
Regjioni
  • No comments yet.
  • Add a review