Përshkrimi
Peja është qytet dhe komunë ndodhur në Rajonin e Pejës në Kosovë. Po ashtu Peja është qendër e komunës dhe rajonit e të njëjtit emër. Ky qytet shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42° 39 V dhe 20° 18 L.
Peja njihet si qytet i lashtë që nga koha Ilire.
Në kohën Ilire ishte një qendër e madhe vendbanimi. Sipas hulumtimeve arkeologjike ky qytet kishte edhe një kala, mbi gërmadhat e lashta të së cilës mjerisht është ngritur fabrika e akumullatorëve.
Zhvillimi urban i Pejës, ka kaluar nëpër periudha të ndryshme historike, duke filluar nga kohët më të hershme gjë që dëshmohet nga trajtat e thirrjeve. Në literaturën e deritanishme, në lidhje me emërtimin e Pejës ekzistonin disa periudha të emërtimeve; ajo antike dhe ajo e mëvonshme.
Nga pikpamja etnike qyteti i Pejës ishte i banuar me popullsi shqiptare e cila përbënte pjesën dërmuese të banorve të saj me kulturë, gjuhë, traditë dhe zakone të veta të lashta. Në Pejë në pallatin e Ismet Pashës dukej edhe bibloteka turko-franceze prej vitit 1836. Peja më 1881-1912 bëhet qendër e sanxhakut të Pejës, kurse mytesarif u emrua Ali Pashë Gucia. Në këtë kohë dokumentat e shumëta tregonin shkallën e organizimit të lëvizjes kombëtare shqiptare në periudhën e Lidhjes Shqipetare të Prizrenit në qytetin e Pejës.
Video
Lokacioni
-
Çarshia e gjatë, Pejë
Add a review